Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sic njofton gazetarja e News24, Klodiana Lala, sot prokurorët kanë lexuar një pjese të parashtrimeve të tyre.

Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes palëve përsa u përket provave.

Pas mbarimit të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se kjo seancë e sotme vërtetoi se akuza nuk qëndron dhe se beteja mbetet e hapur.

“Gjatë seancës, u vërtetua se akuza nuk qëndron. Beteja mbetet e hapur.

Ne do takohemi në datën 29. Shpresojmë të jetë vendimtare dhe pastaj radhën e kanë avokatët dhe do shprehim parashtrimet tona”, tha avokati i presidentit të PL, Ilir Meta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×