Ftesa e Trump në Bordin e Paqes, Rama: U miratua me “po” të fortë edhe me votat e atyre që s’lanë gjë pa thënë

Kryeministri Edi Rama u shpreh në podkastin e tij “Flasim” se java ka nisur me një ftesë të rëndësishme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Sipas Ramës, bëhet fjalë për një ftesë personale për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i krijuar me iniciativën e Trump, ku Shqipëria është ftuar të jetë vend anëtar themelues.

Ai e cilësoi këtë ftesë si një zhvillim me peshë të veçantë politike dhe historike për Shqipërinë, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për vlerësimin dhe besimin e treguar ndaj vendit.

Rama theksoi se ftesa u mirëprit dhe u ratifikua edhe në Kuvendin e Shqipërisë me një mbështetje të gjerë, çka sipas tij dëshmon angazhimin e vendit për paqen dhe rolin aktiv në diplomacinë ndërkombëtare.

Ai shtoi se, pavarësisht debatit dhe polemikave që shoqëruan këtë çështje, Shqipëria e pranoi ftesën me një “po” të fortë, duke marrë edhe votat e opozitës.

“Realisht që ishte një ftesë e mirëseardhur, edhe pse nuk e dyshoja që do të kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave që duhet të jenë vërtet të rënda, që të arrihet deri në pikat ku u arrit. Ftesa u mirëprit, u pranua dhe u ratifikua në një formë projektmarrëveshjeje dhe projektligji. Shqipëria, si një shtet që ka gjetur paqen si busullën e vet dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare, e aprovoi me një “po” të fortë, edhe me votat e atyre që nuk lanë gjë pa thënë, përkatësinë në këtë bord.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×