“Jemi në kulmin e sezonit të gripit”, eksperti i shëndetit publik: Ja simptomat që nuk duhen neglizhuar! Kontaktoni mjekun e familjes kur…

Qamil Dika, ekspert i shëndetit publik, i ftuar në studion e News24, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj simptomave të gripit, ndërsa vendi po përjeton kulmin e këtij sezoni.

“Jemi në ditët e fundit të janarit dhe është e kuptueshme që të prekurit nga gripi janë shumë. Sistemi shëndetësor po përballet me një situatë të vështirë dhe herë-herë kaotike, për shkak të frekuentimit të madh nga qytetarët që kërkojnë shërbim mjekësor,” tha Dika.

Ai këshilloi qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave si lodhja e trupit dhe temperatura e lartë. “Nëse këto simptoma zgjasin më shumë se 5 ditë, është e rëndësishme të kontaktohet mjeku i familjes për të kaluar gripin pa komplikacione. Kujdesi është më i domosdoshëm për të sëmurët kronikë dhe fëmijët e vegjël, të cilët përballojnë më vështirë simptomat,” shtoi eksperti.

Dika nënvizoi se urgjenca e QSUT po përballet me qindra raste në një ditë, duke çuar situatën në kufijtë e kaosit. Ai bëri thirrje për përgjegjshmëri nga qytetarët në menaxhimin e simptomave dhe përdorimin e shërbimeve mjekësore vetëm kur është e nevojshme.

“Kujdesi personal dhe përgjegjshmëria janë thelbësore për të mos e mbingarkuar më tej sistemin shëndetësor,” përfundoi Dika.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×