Forumi për dialog politik/ “Opozita e shpërndarë”, Ermal Hasimja: Ftesa e hapur për të gjitha partitë, kemi përcaktuar parimet kryesore

Është organizuar forumi për dialogun politik, nga një grupim opozitarësh jopartiakë, pjesë e së cilës është edhe Ermal Hasimja.

Ermal Hasimja teksa ka shpjeguar iniciativë dhe ka mbajtur fjalën e tij, theksoi se ftesa është e hapur për të gjithë dhe se është e rëndësishme që të trajtohen dhe dëgjohen shqetësimet e qytetarëve

“Opozita mund të dalë me një qëndrim të unifikuar për një propozim të caktuar të Reformës Territoriale. Ne nuk jemi parti politike dhe as nuk synojmë. Ne secili kemi profesionet tona dhe qëllimi jonë është që të shprehim shqetësimet. Opozita është e shpërndarë dhe qeverisja është ajo që është dhe ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje përmes kësaj formë. Pasi është shumë më e lehtë të vijnë në një tryezë të organizuar nga njerëz të pavarur nga parti politike. Ftesa është e hapur për të gjithë”, tha ai, duke shtuar: “Kemi përcaktuar disa parime kryesore kornizë dhe sa larg do vendosin të shkojnë e dinë ata vetë. Por opsioni më i mundshëm është që të bashkëpunojnë në funksion të një interesi të përgjithshëm. A ka diçka emergjente, po ndryshimi i qeverisjes…”, tha ai.

621235012 10162815825187759 4662868858864098027 N



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×