Sulmuesi kuqezi zyrtarizohet te skuadra e re, vjen firma

Marvin Çuni është transferuar te skuadra e Barit. Klubi i Serie B ka siguruar shërbimet e sulmuesit kuqezi, teksa lajmi është bërë i ditur së fundmi nga vetë skuadra.

Çuni vjen te ky ekip nga skuadra e Rubin Kazan, në formën e huazimit me mundësi blerjeje.

“SSC Bari njofton blerjen e lojtarit të lindur në vitin 2001, Marvin Çuni (10.07.01, Freising, Gjermani) nga FK Rubin Kazan me huazim me mundësi blerjeje. Sulmuesi shqiptar do të veshë fanellën me numrin ’90’ dhe do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Longo”- shkruan klubi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×