
Me akuza të rënda për neglizhencë mjekësore, prindërit e 23-vjeçarit Albert Togu kanë kallëzuar në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e të birit i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene.
Familjarët tregojnë për kamerën e New24, se djali i tyre ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e një aksidenti rrugor.
Babi i 23 vjeçarit Albert Togu ka kallëzuar në prokurori mjekët, sipas së cilit djali i tij ndërroi jetë nga neglizhenca.
I tronditur, Kujtim Togu thotë se trupi i të birit u transportua në Morg por ende nuk i ëshë bërë autopsia.
Sipas tij, mjekësia ligjore nuk mund të kryejë autopsinë pa kartelën e të ndjerit, e cila nuk është lëshuar ende nga Spitali i Traumës.
I riu u aksidentua një javë më parë në Gjorm të Kurbinit teksa ishte duke udhëtuar në automjet me 2 persona të tjerë.
and then