“Bujqësia mori goditje të konsiderueshme, Braçe kritikon ashpër ministrin Vengu: Tha se paratë për t’i shlyer kanë kaluar, por s’janë në buxhet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe ngricat në sektorin e bujqësisë.

Gjatë diskutimeve për buxhetin, Braçe tha se mungojnë pagesat për zonat e Gramshit dhe Delvinës, të cilat, sipas tij, janë goditur dy herë, në muajt nëntor dhe janar, nga përmbytjet e kombinuara me ngricat. Deputeti socialist vuri në dyshim deklaratat e ministrit Vengu, i cili ka pohuar se fondet për dëmshpërblimet janë kaluar.

“Ministri i Mbrojtjes tha se paratë janë kaluar për të shlyer këto dëme, por në buxhet nuk i gjej, as në relacion dhe as në seancën që zhvilluam në komision nuk ishin”, u shpreh Braçe, duke theksuar se dëmet kanë prekur si bagëtinë ashtu edhe frutikulturën në zonat më prodhuese të vendit.

Braçe pranoi se fondet për bujqësinë janë rritur dhe se realizimi i tyre është thuajse 100 për qind, por shtoi se fatkeqësitë natyrore kanë sjellë një goditje të rëndë për fermerët, ndaj dëmshpërblimet duhet të jenë prioritet.

Në vijim, deputeti i PS theksoi se në krahun e shpenzimeve publike vijojnë të ketë mosrealizime të konsiderueshme. Sipas tij, në katër vite janë shënuar rreth 1.2 miliardë lekë mosrealizime, një shumë që përbën një buxhet të plotë të investimeve publike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×