“Të gjithë dëshmitarët që po dëshmojnë në SPAK, janë vartës të Ballukut”, Erisa Xhixho: Si mundet një e pandehur të kryejë të njëjtën detyrë për të cilën hetohet?

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, deputetja Erisa Xhixho, gjatë një interviste në studion e News24, foli për pritshmëritë e nesërme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK për lejimin e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Xhixho tha se opozita pret që Këshilli i Mandateve të marrë një vendim legjitim, pasi prej dhjetorit po zvarritet mbledhja e tij.

“Kemi thënë se duhet të futet me procedurë të përshpejtuar kërkesa për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Prokurorët e SPAK kanë kërkuar në dhjetor, përmes provave se duhet të merret vendimi sa më parë brenda 3 ditëve  pasi intimidon dëshmitarët dhe mund të prishë provat. Sepse ato që dëshmojnë në SPAK janë vartës të zonjës Balluku, Si mundet një funksionar i marrë e pandehur të vazhdojë të ushtrojë të njëjtin funksion”, tha Xhixho.

Erisa Xhixho: Është e paprecedentë që nuk ka kaluar Akoma në seancë.

Kemi thënë se duhet të futet me procedurë të përshpejtuar kërkesa për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Prokurorët e SPAK kanë kërkuar në dhjetor, përmes provave se duhet të merret vendimi sa më parë brenda 3 ditëve  pasi intimidon dëshmitarët dhe mund të prishë provat. Sepse ato që dëshmojnë në SPAK janë vartës të zonjës Balluku, Si mundet një funksionar i marrë e pandehur të vazhdojë të ushtrojë të njëjtin funksion. Ne kemi kërkuar që kjo të shkojë menjëherë në seancë. 5 anëtarët e opozitës kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit, sepse pengesa po bëhet ajo forcë politike që dikur thonte se nuk bëhet pengesë e drejtësisë. Rama po fiton kohë.

Kushtetuesja ka dhënë një vendim absurd. Nesër Këshilli i Mandateve duhet të marrë një vendim legjitim.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×