EMRAT/ Transportonte emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi Transportonte drejt Kukësit, 4 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit Arlen Coku, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Endrit Tota, 35 vjeç, banues në Kukës.

Ndërkohë u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.

Njoftimi: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i hetimeve të kryera gjatë disa javëve, me metoda speciale, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve që bashkëpunonin për aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan operacionin e koduar “Relay 4”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: Arlen Coku, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Endrit Tota, 35 vjeç, banues në Kukës.

Në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, u ndalua automjeti me drejtues 38-vjeçarin dhe pasagjerë 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin drejt Kukësit dhe më pas do të ndihmoheshin nga 35-vjeçari, për të kaluar ilegalisht në shtetet e BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×