
Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e ndodhur në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet përfundoi në ujë.
Sipas informacioneve, në mjet ndodheshin tre persona, të cilët kanë arritur të dalin vetë nga automjeti menjëherë pas rënies në ujë. Ata kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, të kapur pas mbajtëseve plastike, deri në mbërritjen e ndihmës.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar kalimtarë të rastit, si edhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga lumi. Dy prej personave ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi i tretë ka pësuar dëmtime serioze dhe po merr ndihmë mjekësore.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
and then