
Zhgënjim i ekipeve italiane mund të konsiderohet kjo fushatë e pare e fazes së ligës në Champions League. Asnjë ekip italian nuk do të jetë pjesë e “TOP8” së pare dhe ky është një tregues që reflekton edhe njëherë tjetër problemet e futbollit në Apenine. Mbi të gjitha Napoli, kjo pasi skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e ndërpret këtu aventurën evropiane.Ndaj Chelseat në “Maradona” kampionët e Italisë duhet të fitonin për të siguruar play off, ose të barazonin e të shpresonin tek fati në kombinimet e ndeshjeve të tjera. Por ndaj “bluve të Londrës”, vendasit dolën të humbur. Ata përmbysën golin e miqve me Enzo Fernades, falë një supergoli të Antonio Vergarës dhe të Hojlund. Megjithatë në pjesën e dytë të besuarit e Contes nuk ditën të menaxhonin avantazhin, duke pësuar dy gola e duke mbetur jashtë Champions League.
Zhgënjim mund të konsiderohet padyshim edhe fakti që Inter mbetet jashtë 8 skuadrave më të mira. Pas 4 fitoreve të para, të gjithë menduan se kualifikimi direct për armatën e udhëhequr nga Christian Chivu do të ishte një formalitet, por 3 humbjet radhazi ndaj Atletico, Liverpool dhe Arsenal fundosën zikaltrit. Ndaj Dortmund fitorja mund të mos mjaftonte dhe në fakt kështu do të rezultonte.Interi bëri detyrën ndaj gjermanëve teksa fitoi me 2 gola në pjesën e dytë me Dimarcon dhe Andy Diouf, por milanezët e përfundojnë këtë faze në vendin e 10.
Më ndryshe situate për Juventusin dhe Atalantën. Shanset që këto dy skuadra ta mbyllnin në “Top8” ishin minimale. Bardhezinjtë e Spallettit barazojnë pa gola në principate ndaj Monaco dhe e mbyllin në vendin e 13, ndërsa Atanta e Berat Gjimshitit e mbyll vetëm në vendin e 15, pasi u mund në ndeshjen e fundit ndaj Union St Gilloise 1-0.
“Champions i hidhur”, ishte titulli kryesor në dy prej gazetave më prestigjoze në Itali, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corrierre dello Sport”, që në emërues të përbashkët kanë zhgënjimin e skuadrave italiane në këtë faze të pare të Champions League.


and then