Sherri i rëndë në Sarandë/ Plas thika, dy të plagosur (EMRAT)

Një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorim të thikës, duke lënë dy persona të plagosur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, të dy kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe Enea Qorri, i cili sipas policisë rezulton me precedentë penalë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të saj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×