“Dosja 5D”/ Këlliçi: Sot Gjykata e Apelit vendosi kapakun, por jo mbi krimin. Një dosje e varrosur me ceremoni që prodhoi…

Deputeti i PD Belind Këlliçi nga selia e Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe krimit të organizuar për zbutjen e masave për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi theksoi se sot Gjykata e Apelit vendoi kapakun, por jo mbi krimin por mbi drejtësinë.

“Për 44 javë me radhë protestuam para bashkisë për vjedhjen e parave publike…Sot gjykata e Apelit vendosi kapakun, jo mbi krimin, por mbi drejtësinë. Drejtuesit e Bashkisë përveç njërit dolën nga salla të larë, një dosje e varrosur me një ceremoni që sot prodhoi një Alqi Bllako të dytë që i varën të gjithë peshën e një grabitjeje kolektive”, tha Këlliçi.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×