
Tirana ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Egnatian, që do të zhvillohet këtë të dielë. Lajm pozitiv për stafin teknik është rikthimi i Visar Bekajt, i cili del menjëherë në stërvitje dhe pritet të luajë një rol kyç në portë për bardheblutë. Nga ana tjetër, ekipi do të ketë disa mungesa të rëndësishme.
Emanuel Ernest, Rimal Haxhiu dhe Henry Marku nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje, pasi mbeten të dëmtuar nga përballja e fundit me Flamurtarin. Të tre lojtarët janë duke u ndjekur nga stafi mjekësor i klubit, me shpresën që të rikuperohen sa më shpejt për sfidat e ardhshme.
and then