Nuk gjeti hapësira as tek Torino, Kristjan Asllani huazohet në Turqi. Mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Beşiktaşit. Mesfushori kuqezi është prezantuar sot nga klubi turk, ku do të luajë në formë huazimi deri më 30 qershor, pas një eksperience jo shumë të suksesshme te Torino.

Beşiktaşi njoftoi se Asllani ka kaluar me sukses të gjitha vizitat mjekësore para firmosjes.

Sipas deklaratës zyrtare të klubit, futbollisti iu nënshtrua analizave të detajuara të gjakut si dhe kontrolleve në repartet e ortopedisë, mjekësisë së brendshme, okulistikës, otorinolaringologjisë, kirurgjisë së përgjithshme dhe kardiologjisë.

Procesi u përmbyll me teste pulmonare dhe prova fizike të sforcimit.

Klubi turk ka siguruar gjithashtu të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të mesfushorit 22-vjeçar nga Inter, për një shumë që raportohet të jetë rreth 10 milionë euro.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×