“Pse si fton në protestë?”, Berisha ‘shpërthen’ ndaj Topit dhe Bashës: Fatkeqësi e kombit, pseudointelektualë! PD e donin për pasuri e prona!

I pyetur pse nuk fton në protesta figura si Lulzim Basha, Bamir Topi, Astrit Patozi apo Enkelejd Alibeaj, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi me tone të ashpra, duke i cilësuar ata si “pseudointelektualë”.

“Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën Drita, ku kam bërë dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë të mos i ngatërrojmë,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike u ka dhënë atyre çdo mundësi, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale. “A nuk u dha kjo parti çdo mundësi? Dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Te Lulzim Basha, pasurimi i tij,” tha Berisha.

Sa i përket figurave të tjera, Berisha u shpreh shkurt, duke lënë të kuptohet se nuk i konsideron faktorë të rëndësishëm politikë. “Për atë tjetrin… nuk është fare. Pyet të tjerët që u morën me fushatë,” shtoi ai.

Berisha: Po flet për intelektualë apo pseudointelektual! Po ta them me sinqeritet, të lutem shumë, për t’u bindur për këtë, ktheu pak në 1990 që kam thënë në revistën Drita, ku bëj dallimin ‘intelektual’ dhe ‘pseudointelektualë’. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë mos t’i ngatërrojmë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×