Aksi Librazhd-Prrenjas i paralizuar prej 3 orësh! Dyshime për neglizhencë nga kompania ANK dhe administratorët Agim dhe Ndue Kola

Kanë kaluar rreth 3 orë që aksin Librazhd–Prrenjas, në zonën e Dragostunjës, e ka bllokuar plotësisht një rrëshqitje dheu dhe gurësh, duke paralizuar totalisht qarkullimin.

Radha e automjeteve shtrihet për kilometra, ndërsa situata ka shkaktuar shqetësim dhe indinjatë te drejtuesit e mjeteve.

Sipas burimeve në terren, kompania ANK, e cila kryen punimet për zgjerimin e rrugës Librazhd–Dragostunjë–Hotolisht dhe ka administratorët Agim dhe Ndue Kola, konsiderohet shkaktare direkte e bllokimit, pasi deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.

Autoritetet dhe banorët e zonës kritikojnë neglizhencën e kompanisë dhe paralajmërojnë se situata mund të vazhdojë për shumë orë, duke vënë në rrezik qarkullimin e mjeteve në këtë aks jetik dhe duke shtuar presionin mbi strukturat e Policisë Rrugore dhe firmat kontraktore të mirëmbajtjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×