“Shoqëria civile, strukturë mercenare për të dobësuar opozitën”, Lisandër Hoxha: Kush beson se një front i gjerë me njerëzit e Sorosit mund të rrëzojë qeverinë, gabon rëndë

Lisandër Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale një foto të kryeministrit Edi Rama, bashkëshortes së tij Linda Rama dhe Alex Soros.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka “thumbuar” partitë e vogla dhe shoqërinë civile, e cila sipas tij ka qenë në gjithë këto vite pa asnjë kauzë reale, por se qëllimi i vetëm i funskionimit të tyre sipas tij, ka qenë vetëm dobësimi i së djathtës.

“Nuk kanë mbrojtur qytetarin, ligjin apo interesin publik. Nuk përfaqësojnë zërin e shoqërisë, por funksionojnë si struktura mercenare, të ndërtuara dhe të trajnuara për të çorientuar dhe dobësuar të djathtën, duke i shërbyer drejtpërdrejt këtij regjimi”, shkruan Hoxha.

Postimi i plotë:
Për mua, të gjithë ata që besojnë se një front i gjerë me njerëzit e Sorosit mund të rrëzojë qeverinë, gabojnë shumë rëndë. Partitë pa ideologji nuk kanë dhe nuk mund të kenë kurrë sukses. Soros është armik i hapur i demokracisë dhe mbështetësi kryesor i Edi Ramës, ndërsa bashkëpunimi me njerëzit e tij i jep goditjen finale të djathtës në Shqipëri.
Ata që sot paraqiten si shoqëri civile nuk kanë pasur asnjë kauzë reale gjatë këtyre trembëdhjetë viteve të degjenerimit të vlerave të shtetit. Nuk kanë mbrojtur qytetarin, ligjin apo interesin publik. Nuk përfaqësojnë zërin e shoqërisë, por funksionojnë si struktura mercenare, të ndërtuara dhe të trajnuara për të çorientuar dhe dobësuar të djathtën, duke i shërbyer drejtpërdrejt këtij regjimi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×