PAMJE ME DRON/ Qindra makina të bllokuar prej 5 orësh në aksin Prrenjas-Librazhd, fadromat e ANK shpk rëndojnë situatën, gurë e shkëmbinj në rrugë

Që nga ora 11:00 aksi Librazh-Prrenjas mbetet i bllokuar në të dy korsitë, për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe rënies në gurëve dhe pjesëve të shkëmbinjve nga mali.

Në pamjet me dron të sigurura nga News24 shihet se si Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, vijon punimet për shembjen e pjesës së rrezikshme në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës.

Ndërkohë që mijëra automjete mbeten tashmë të bllokuara, fadromat vijojnë punën dhe hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave.

Për zhbllokimin e situatës dhe faktit që qytetarët kanë mbetur tashmë të bllokuar në një aks që nuk dihet sa do të zgjasë zhbllokimi I saj, policia ka njoftuar drejtuesit e mjeteve që të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×