Juglindja e paralizuar! Bllokimi i rrugës në Dragostunjë, policia devijoi qarkullimin nga Moglica, gazetarja: Shoferët s’njohin rrugën! Qukës -Qafë Plloçë, jo aks alternativ

Juglindja vijon të mbetet prej 6orësh e bllokuar, pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në aksin Librazhd-Përrenjas, çka bllokoi qarkullimin e mjeteve në të dy korsitë.

Situata është përkeqësuar edhe më tej paso kompania ANK shpk e cila ishte përgjegjëse për ndërtimin e rrugës, ka aktivizuar fadroma që bijojnë të rrëzojnë gurë dhe shkëmbinj në rrugë, gjatë rrëzimit të pjesës së rrezikshme të malit.

Policia bëri me dije se me qëllim zhbllokimin e aksit dhe mundësimin e lëvizjes së automjete, qindra prej të cilëve mbetën në të ftohtë të bllokuar në rrugë, qarkullimi i mjeteve do të devijohet në aksin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se aksi i vjetër dhe ai i ri “Qukës -Qafë Plloçë” nuk lidhen në pikën kur ka ndodhur shembja, ndaj është devijuar qarkullimi nëpërmjet Moglicës.

Megjithatë prej datës 28 janar ka pasur rrëshqitje dherash edhe në aksin Lozhan-Gramsh, në Moglicë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×