Shtatë orë e bllokuar pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, zhbllokohet aksi Librazhd-Prrenjas

Pas rreth shtatë orë punë të palodhur, është hapur segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u bllokua pasi traseja u mbulua nga qindra metër kub gurë dhe dhe, të cilët ranë nga shpati i kodrës.

Shpati në fjalë është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti të trasesë së re rrugore, pjesë e projektit të njohur si Koridori Tetë, ku aktualisht po operon kompania “A N K” shpk.

Puna intensive e makinave të rënda dhe e ekipeve në terren bëri të mundur pastrimin e plotë të aksit dhe rifillimin e qarkullimit në të dy drejtimet. Autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe paralajmërimeve në zonat ku kryhen punime intensive.

Hapja e segmentit vjen pas një ndërhyrjeje emergjente që synoi sigurinë e udhëtarëve dhe rikthimin sa më shpejt të trafikut normal, duke minimizuar pasojat e një ngjarjeje të papritur natyrore në rrugën që lidh Librazhdin me Prrenjasin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×