VIDEO/ Vllaznia kryesuese fiton në Durrës, triumf shprese për Tiranën, Xhixha ndëshkon Egnatian

Abisnet Superiore luajti këtë të dielë dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të. Vllaznia fitoi 0-1 ndaj Teutës në Durrës, duke treguar edhe një herë formën e mirë që po kalon.

Heroi i shkodranëve ishte Esat Mala, me golin e tij në minutën e nëntë që mjaftoi për 3 pikët. Vllaznia kryeson kampionatin me 42 pikë, ndërsa Teuta është në mesin e tabelës.

Tirana merr një triumf shprese për mbijetesën. Bardheblutë mposhtën 0-1 Egnatian në Rrogozhinë, me golin e të rikthyerit Redon Xhixha. Kryeqytetasit do synojnë të dalin nga zona e ftohtë, sakaq në krahun tjetër, te Egnatian duan kthimin te rezultatet pozitive.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×