“Abissnet Superiore” / Mbyllet java e 22-të, rezultate interesante

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana dolën triumfuese në sfidat e së dielës.

Në stadiumin “Niko Dovana”, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës, duke vijuar momentin pozitiv dhe duke kryesuar tashmë e vetme renditjen me 42 pikë, tre më shumë se Egnatia dhe AF Elbasani. Shkodranët gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën e parë dhe më pas administruan avantazhin deri në fund të takimit.

Në “Egnatia Arena”, Tirana arriti një sukses të rëndësishëm 1-0 përballë kampionëve në fuqi të Egnatias. Një fitore me peshë për bardheblutë, që vazhdojnë serinë pozitive dhe ngjiten në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të tetë.

Takimet e së shtunës u mbyllën me barazime. Përballja mes Vorës dhe Flamurtarit përfundoi 0-0, në një ndeshje të luftuar dhe të balancuar. Barazim 2-2 u regjistrua edhe në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe AF Elbasanit, në një sfidë me ritëm të lartë dhe gola nga të dyja skuadrat.

Pa gola u mbyll edhe takimi mes Dinamo City dhe Bylisit në stadiumin “Air Albania”, ku të dyja ekipet ndanë nga një pikë pas një përballjeje të fortë.

Img 9167

 

Jj
Jj



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×