
Një plagosje ka ndodhur pak më parë në Lezhë, në zonën e njohur si Kthesa e Rrilës.
News24 ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku shihet fasada e një biznesi e “bërë shoshë” nga plumbat.
Nga pamjet shihet se janë qëlluar të paktën 20 plumba.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
and then