“Duhet të heqim pezullimin e Rusisë nga garat”, kreu i FIFA e thotë hapur

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha të hënën se organi qeverisës botëror i futbollit duhet të heqë pezullimin e Rusisë për të marrë pjesë në turne ndërkombëtare.

“Ne duhet ta shqyrtojmë rikthimin e Rusisë patjetër.  Ky përjashtim nuk ka arritur asgjë, vetëm ka krijuar më shumë frustrim dhe urrejtje. Unë jam kundër përjashtimeve dhe bojkotit, pasi ato vetëm krijojnë më shumë urrejtje”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Rusia u ndalua nga FIFA për të marrë pjesë në turne ndërkombëtare të futbollit menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në dimrin e vitit 2022. Vendimi ka mbetur në fuqi, megjithëse ekipet e të rinjve janë lejuar të garojnë që nga viti 2023.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×