“Mos ma hajde në shtëpinë time, si të jetë e jotja”/ Kundër ndërtimit të resortit turistik, banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestë, bllokojnë rrugën

Banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë.

Për një orë ata kanë bllokuar rrugën Shëngjin-Velipojë. Ka qenë pikërisht kjo që ka shkaktuar edhe një përplasje mes protestuesve të forcave të rendit.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë.

Janë 95 mijë metër katrorë tokë në breg të detit në zonën e Rrjollit në Velipojë e cila sipas banorëve është pronë e tyre që nga viti 1936. Prona ngjitur me brezin rënor, ka një gjatësi prej 4 kilometrash.

“Mos ma hajde në shtëpinë time, si të jetë e jotja”, shprehet njëri prej tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×