Deputetët e opozitës takojnë Presidentin e IRI dhe NDI në SHBA: Rrënimi i zgjedhjeve është rrënim i demokracisë dhe qeverisjes.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët  Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA, ku janë takuar me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) Tamara Cofman Wittes.

Përfaqësuesit e opozitës kanë shkëmbyer informacionet e tyre mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe regresin që po bën vendi në drejtim të demokracisë dhe të drejtave të njëriut. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve kanë qenë tema e diskutimit në këto dy takime.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Raporti i OSBE-ODIHR nxorri në pah se në Shqipëri proceset zgjedhore janë shndërruar në farsa zgjedhore për shkak të shkrirjes së shtetit me partinë në pushtet gjatë zgjedhjeve, përdorimit të parave të korrupsionit dhe bashkëpinimit të qeverisë me krimin e organizuar. Rrënimi i zgjedhjeve është rrënim i demokracisë, për shkak se rrit abuzimin me pushtetin dhe arrogancën në qeverisje.

Përqëndrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është rrezik për demokracinë dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut. Kryeministri Edi Rama kontrollon në Shqipëri pushtetin ekzekutiv, pushtetin legjislativ, pushtetin lokal, median dhe një pjesë të konsiderueshme të pushtetit gjyqësor” – mësohet të jenë shprehur përfaqësuesit e opozitës gjatë takimit.

Më poshtë postimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi:

Kënaqësi takimi me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) z. Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) znj. Tamara Cofman Wittes. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë çështje me interes të përbashkët. Shqipëria e ka jetike partneritetin me SHBA dhe mbështetjen për të sjellë standardet europiane në qeverisje.

IRI dhe NDI kanë ndihmuar ndër vite që Shqipëria të bëjë proges në standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë dhe jam i lumtur të dëgjojë që do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim. Në emër të opozitës i falenderuam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë ndër vite.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×