
Gazetari Anri Bala i ftuar në një intervistë në “News24”, foli për zhvillimet politike në vend, duke komentuar edhe drejtësinë e re.
Sipas tij SPAK ka gabuar në shumë drejtime. Edhe Balluku është e përfshirë në shumë afera e skandale, Bala theksoi se duhet hetim, ndërsa shtoi se gëzon imunitet institucional.
Teksa foli për raportin e paraburgimin në Shqipëri, tha se është shumë i lartë deri në 75 %.
“Ata e pranojnë që e kanë votuar drejtësinë, por do vijnë në fazën që atë që votuan duhet ta kishin bërë më mirë. Ka disa hapësira ligjore që duhen ndryshuar. Pezullimi në vetvete i zyrtarit të korruptuar nëse do ishim në Gjermani apo Danimarkë nuk do ishte problem. Në momentin kur ‘thua mund ta pezulloj se ky mund ta zëvendësojë’, këtu ngatërrohen konceptet’. Nuk ka një kod procedure për politikanë dhe një kod për qytetarë. SPAK po gabon në shumë drejtime, në rastin e zonjës Balluku gabon për pezullimin. Zonja Balluku është ministre gëzon imunitet, deputete, është e zgjedhur. Gëzon imunitet institucional. Për rastin e zonjës Balluku, një gjyq i GJKKO duhet minimalisht; ka një afat kohor prej 3-4 vitesh”, shtoi ai, duke shtuar: “Nëse zonja Balluku arrestohet Gjykata Kushtetuese nuk ka logjikë të marrë përsipër pezullimin sepse nëse arrestohet çfarë kuptimi ka. Unë besoj se Gjykata Kushtetuese do e japë vendimin sepse nuk besoj se ka arsye për të mos e dhënë. Qëllimi i Ramës, ‘Rama besoj është person që po pret vendimet e Strasburgut për disa subjekte, por pret Gjykatës Kushtetuese dhe do flasë njëherë e mirë. Këta po dënojnë për qimet e kashtës, unë dua elefantin”. Për zonjën Balluku kanë shpikur sikur ka 300 apartamente dhe kjo është mashtrim.”, tha ai.
and then