Pagat e gjyqtarëve, Rama nuk kursehet: Kërkesa e Shoqatës, unike në botë. Tymnajë populiste! Nëse doni, regjistrohuni si parti politike!

Kryeministri Edi Rama sulmon sërish gjyqtarët për çështjen e rritjes së pagave. Në një komunikim për mediat, kreu i qeverisë theksoi se ishte i habitur me reagimin e shoqatës së gjyqtarëve, ndërsa shtoi se kërkesa e saj është unikale në historinë e Europës.

“Jam këtu në një komunikim të drejtë për drejtë sepse jam absolutisht i surprizuar nga një reagim i pa besueshëm i shoqatës së gjyqtarëve në lidhje me shqetësimin për një përpjekje që në këndvështirimin tim është e pa pranueshme për t’ju imponuar Kuvendit e qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes gjyqtarët.
S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh.Tymnajë populiste. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni.”, tha mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×