Krahasimi i ekzagjëruar, Benzema: Al Hilal si Real Madrid

Benzema u largua nga Al Ittihad, duke zgjedhur kështu të transferohet te rivalët e përjetshëm, Al Hilal. Në intervistën e dhënë së fundmi, sulmuesi francez e krahason Al Hilalin me Real Madridin.

“Është një ekip i mirë, me një histori të mirë. Kanë fituar shumë trofe. Është e ngjashme, si Real Madridi në Azi. Gjithçka është mirë, tifozët, ekipi luan mirë, kanë lojtarë të mirë dhe një mentalitet fitues.

Më pëlqente kjo skuadër që më parë. Kam luajtur kundër tyre me Madridin dhe nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ishte një ndeshje e mirë, kështu që kam kujtime të mira. Sot jam i lumtur sepse jam lojtar i Al Hilal”- tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×