![]()
Më në fund është zyrtare. N’Golo Kane është transferuar te Fenerbahce, pas disa problemesh që tejzgjatën tratativat. Klubi turk ka zyrtarizuar mesfushorin që vjen nga Al Ittihad, teksa presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, nuk heziton të falenderojë edhe Presidentin e Turqisë, Erdogan.
“Klubi ynë ka përfunduar me sukses transferimin e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm në futbollin botëror, N’Golo Kante. Falënderoj Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen e dhënë gjatë këtij procesi, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e Fenerbahçes dhe futbollit turk”- tha Saran.
“Tani është koha për ta transferuar këtë forcë në fushë dhe për të qenë me ekipin tonë. Do të besojmë së bashku, do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë së bashku”- shkruan klubi.
Kalimi i Kante u vonua për shkak të një gabimi në sistemin TMS të FIFA-s nga skuadra që zotëronte kartonin e lojtarit, Al Ittihad.
Teşekkürlerimizle
🔗 https://t.co/D1mzOcgdu5 pic.twitter.com/8NQUtZXq4E
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 4, 2026
and then