U godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, 37-vjeçari i plagosur niset drejt Tiranës

KORÇË-37-vjeçari Benard Qelemi që u godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, por transportohet me ambulancë drejt Tiranës.

Kjo për shkak të dëmtimeve të marra nga thika. Bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por kërkohet një mjekim më i specializuar.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, dyshohet se i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.

I plagosuri ka qenë ai që ka goditur fillimisht fizikisht 17 vjeçarin i cili më pas ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×