E bujshme, Claudio Ranieri i “hap dyert” Totti-t, ish kapiteni legjendar drejt rikthimit në Romë

 Claudio Ranieri ka hapur mundësinë që Francesco Totti të rikthehet te Roma. Ish-kapiteni legjendar i klubit mund të kthehet në një rol brenda shoqërisë “giallorossa”, pothuajse shtatë vjet pas largimit të tij nga klubi.

Ranieri, këshilltar i lartë i familjes Friedkin, ka deklaruar për Sky se pronari i Romës, Friedkin, po mendon seriozisht për këtë ide. Ai shprehu dëshirën që Totti të jetë vërtet i dobishëm për klubin, duke theksuar se ai është “realisht një pjesë e Romës”.

Palët janë në kontakt prej kohësh dhe po analizojnë se çfarë roli mund t’i ofrohet Tottit brenda klubit. Kjo do të shënonte një kapitull të ri në lidhjen e Tij me “Shqiponjën”, pas eksperiencës së mëparshme si drejtues që përfundoi në 2019 për shkak të mungesës së fuqisë vendimmarrëse në pozicionin e atëhershëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×