Fshihte në banesë kallashnikov, arrestohet flagrancë 48-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili u kap me armë në banesë. Pas hekurave ra shtetasi Shkelqim Lami.

NJOFTIMI I POLICISE
Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×