“PD vlerëson qëndrimin e KE për adresimin nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për imunitetin e Ballukut”, Luçiano Boçi: Lufta e shpallur e Ramës minon integrimin

Nënkryetari, njëkohësisht deputetit i PD-së, Luçiano Boçi ka vlerësuar qëndrimin e Komisionit Europian që ka kërkuar adresimin e menjëhershëm nga Kuvendi të kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku.

Sipas Boçit, ky qëndrim vjen në një moment kritik, ku Edi Rama ka zgjedhur përballjen me institucionet e reja të drejtësisë për të mbrojtur Ballukun.

Reagimi

Partia Demokratike vlerëson dhe falenderon Komisionin Evropian për qëndrimin e qartë dhe parimor në mbrojtje të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së drejtësisë në Shqipëri.

KE kërkon pa ekuivok që Kuvendi pa vonesa të adresojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ky qëndrim vjen në një moment kritik, kur Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur përballjen politike me institucionet e reja të drejtësisë për të mbrojtur veten dhe kur mazhoranca po zvarrit qëllimisht kërkesën për heqjen e imunitetit në rastin e Belinda Ballukut.

Këto veprime nuk janë thjesht devijime politike, sipas përmbajtjes së deklaratës së KE, por goditje të drejtpërdrejta ndaj frymës dhe thelbit të reformës në drejtësi.

Rikujtimi nga Komisioni Europian se lufta kundër korrupsionit dhe respektimi i procedurave kushtetuese, janë kushte thelbësore për integrimin evropian, është një sinjal i fortë dhe i domosdoshëm dhe i ardhur në kohën e duhur.

Lufta e shpallur e Ramës me drejtësinë e pavarur minon besimin e qytetarëve dhe rrezikon seriozisht procesin e anëtarësimit në BE, paralajmëron KE.

Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës duke mbajtur peng drejtësinë për interesa politike.

Për këtë arsye, qëndrimi i Komisionit Evropian është një mbështetje e çmuar për shtetin e së drejtës dhe një mesazh i qartë se imuniteti politik nuk është standard evropian.

Partia Demokratike mbështet pa rezerva këtë qëndrim dhe mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, respektimin e shtetit ligjor dhe hapave të anëtarësimit të vendit në BE



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×