
Një efektiv policie që ushtronte detyrën e tij në qarkun e Kukësit dhe një punonjës i një biznesi u përplasën dhe paraditen e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit.
Debati mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasje verbale në nxjerrjen e armës nga ana e policit. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është në konflikt, teksa të pranishëm ka edhe persona të tjerë, përfshirë edhe një 2 gra.
Burime bëjnë me dije se për rastin, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim, ndërsa polici, i cili rezulton të jetë i punësuar në Policinë e Tropojës, po hetohet në gjendje të lirë.
Procedimi është marrë në këshillim me prokurorinë, ku tashmë është referuar rasti. Hetim disiplinor për efektivin e policisë ka nisur edhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
and then