
Igli Tare i “rrëmbeu” me shumë klas firmën Mike Maignan, duke blinduar një nga titullarët më të rëndësishëm të ekipit, por përpara ka një tjetër çështje të fortë, rinovimin e kontratës me Christian Pulisic. Në nëntor, Pulisic dhe Milan vendosën kontaktet e para për këtë temë, por pavarësisht vullnetit akordi ishte shumë larg, duke bërë që në fund të mos vinte firma e re.
Amerikani ka një kontratë me “djallin” deri në 2027, por Igli Tare është vënë edhe një herë në lëvizje për t’i “rrëmbyer” firmën një prej lojtarëve më efikas që Allegri ka në dispozicion. Në 16 ndeshje që Pulisic ka qenë në fushë, sulmuesi ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Pulisic është një nga pinjollët e Allegrit, një lojtar që përshtatet në mënyrë perfekte me çdo skemë dhe filozofi të trajnerit.
Ndryshe nga Mike Maignan, me Pulisic diskutimi është ndryshe pasi Tare nuk ka e kohën kundërt, por pa diskutim që duhet të nxitojë pasi për Pulisic ka një interesim të fortë nga dy gjigandët anglez, Liverpool dhe Arsenal.
and then