Tensionet për projektin ‘TID’ në Durrës, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Pas protestës së banorëve dhe këshilltarëve të Partisë Demokratike, këshilltarët e mazhorancës kanë shtyrë për mbledhjen e radhës projektvendimin për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe u janë prishur banesat në kuadër të projektit TID.

Bëhet fjalë për pikën 13 të rendit të ditës, e cila parashikonte miratimin e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga zbatimi i këtij projekti. Vendimi për shtyrjen e saj u mor pas tensioneve dhe kundërshtimeve gjatë mbledhjes.

Votimi i projektvendimit për bonusin e qirasë do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për strehimin e tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×