
Kreu i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, Ted Kopliku, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, në prag të protestës kombëtare që Partia Demokratike pritet të organizojë për disa orë përpara Kryeministrisë.
Sipas Koplikut, protesta mbetet e vetmja formë politike që i ka mbetur opozitës, në një situatë ku, sipas tij, institucionet nuk po kryejnë funksionin e tyre kushtetues. Ai theksoi se drejtimi i institucioneve nga Kryeministri Edi Rama po bëhet hapur, duke iu referuar deklaratave të fundit për ndëhyrje në ligj.
“Një person si Edi Rama drejton çdo institucion të shtetit haptaz. Me SPAK-un që shkoi te zonja Balluku, e cila ka qenë numri dy i PS-së dhe një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ramës, drejtësia trokiti në këtë derë dhe ranë maskat” u shpreh Kopliku.
Ai nënvizoi se Partia Demokratike, si forca kryesore opozitare, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen jo vetëm në shesh, por edhe në tryeza bashkëpunimi, me synimin për krijimin e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira.
“Protesta është si një instrument i fundit i demokracisë,” përfundoi Kopliku, duke e cilësuar mobilizimin qytetar si një domosdoshmëri për rikthimin e funksionimit normal të shtetit dhe institucioneve demokratike.
and then