
Gazetari i News24 Osman Stafa ka zbuluar atmosferën në selinë e Partisë Demokratike, kur vetëm në më pak se një orë është planifikuar të nisë protesta e dytë kombëtare për këtë vit.
Sipas tij protesta e sotme është cilësuar nga demokratët një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës në mbrojtje të Belinda Ballukut duke bllokuar drejtësinë në mbrojtje të saj.
Protesta pritet të ketë vetëm 6 folës, ku i fundit do të jetë si zakonisht kreu i PD, Sali Berisha.
Sakaq, mbetet e pazbuluar strategjia apo skenari i planifikuar nga PD pas përfundimit të folësve.
Ndërkohë, në selinë e PD dhjetëra persona janë mbledhur në pritje të Berishës, për t’iu drejtuar ambienteve të bulevardit, para Kryeministrisë.
and then