Protesta kombëtare e PD-së, Balliu: Integrimi europian nuk mund të merret peng për të mbrojtur Ballukun

Sot Partia Demokratike organizon protestën e radhës kombëtare, e cila pritet të nisë nga selia e PD-së dhe të vijojë me marshim drejt Kryeministrisë, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë dhe zhvillimeve të fundit politike në vend.

Para nisjes së protestës, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për News24, ka akuzuar qeverinë se është e angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Sot e gjithë qeveria është e angazhuar në mbrojtje të Belinda Ballukut, sepse në atë dosje është edhe vetë Edi Rama. Shqipëria nuk mund të merret peng dhe integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të sakrifikohet vetëm për të mbrojtur Belinda Ballukun,” u shpreh Balliu.

Sipas deputetit demokrat, protesta synon të përcjellë mesazhin se qytetarët nuk do të pranojnë, sipas tij, kapjen e shtetit dhe pengmarrjen e proceseve integruese për interesa personale apo politike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×