Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një lidhje me emisionin “Studio 24”, deklaroi se nuk iu bashkua protestës së PD, pasi i qëndron asaj që ka thënë më parë se, ajo çfarë i kanë kërkuar PD është bashkimi qytetar pa logo e simbole.
“Që në fillim kemi qenë të qartë: kemi dalë në protestë pa logo partiake, vetëm me flamurin kombëtar. Kemi kërkuar një bashkim qytetar të të gjitha grupeve, duke lënë simbolet dhe logot mënjanë.
Kemi 65 ditë në protestë pa ndalim. Jam në protestë gjatë gjithë kohës. Nuk kam qenë në protestën e PD-së; u zhvendosëm pak më tutje”, tha Lapaj.
Adriatik Lapaj: Kemi 65 ditë në protestë pa ndalim. Jam në protestë gjatë gjithë kohës. Nuk kam qenë në protestën e PD-së; u zhvendosëm pak më tutje.
Që në fillim kemi qenë të qartë: kemi dalë në protestë pa logo partiake, vetëm me flamurin kombëtar. Kemi kërkuar një bashkim qytetar të të gjitha grupeve, duke lënë simbolet dhe logot mënjanë.
Ne kemi thënë se duhet një bashkim i madh qytetarësh. Kjo ndodh vetëm nëse i zhbëjmë “gardhet” e partive dhe heqim logot. Nëse më kërkoni të bashkohemi me PD-në, atëherë pse të mos bashkohet edhe PD-ja me një parti tjetër? E vetmja mënyrë është që logoja të lihet mënjanë dhe bashkimi të ndodhë në shesh.
Grupit të Hasimjas nuk i kemi thënë jo në parim. Nevoja për të rrëzuar Edi Ramën është sot, po ashtu edhe nevoja për të demokratizuar Shqipërinë dhe për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. Bashkimi duhet të jetë qytetar.
Nëse e kanë seriozisht betejën me Edi Ramën, le të zbresin këtu, të qëndrojnë këtu dhe ta organizojmë këtu rezistencën. Nuk besoj te protestat “turistike”, sepse me protesta të tilla Edi Rama mund të qëndrojë edhe 100 vjet në pushtet, po të ketë jetë.

and then