
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar pamjet e dhunës së policisë, ndaj deputetit Bledion Nallbati, gjatë protestës së sotme para Kuvendit.
Siç duket edhe nga pamjet, Nallbati përplaset me disa policsë të cilët i afrohen dhe e godasin me shkopa gome.
Këlliçi shkruan se “kur dhunohet një deputet i Kuvendit të Shqipërisë në këtë formë, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm”.
“Kjo video e dhunimit brutal e të qëllimshëm të kolegut Bledion Nallbati, tregon çfarë ndodhi realisht sonte në Tiranë!
Kur dhunohet një Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në këtë formë, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.
Edi Rama, ky barbar që qëndron në zyrë, vetëm per të vjedhur Shqipërinë me bandën e tij, e ka fundin në koshin e plehrave të histories”, shkruan Këlliçi në mesazhin e tij në rrjetin social faceook.
and then