
Interi merr lajme të mira në prag të derbit të Italisë. Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu janë rikthyer në stërvitje të plotë me grupin dhe pritet të jenë në dispozicion të trajnerit Chivu për sfidën e madhe ndaj Juventusit, si dhe për ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League kundër Bodo/Glimt.
Dy mesfushorët kishin munguar javët e fundit për shkak dëmtimesh muskulore, por tani janë gati të rikthehen në formacion. I vetmi që mbetet jashtë është Dumfries, i cili ka nevojë edhe për rreth 20 ditë për rikuperim. Gjatë mungesës së tyre, mesfusha zikaltër është mbajtur në këmbë nga paraqitje shumë pozitive të Zielinskit, Sucic, Mkhitaryan dhe Frattesi.
Ndërkohë, përplasja Inter-Juve nuk zhvillohet vetëm në fushë. Sipas mediave italiane, të dy klubet janë të interesuara për portierin e Tottenhamit, Guglielmo Vicario. Interi e sheh si pasuesin e Yann Sommer, i cili pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa Juventusi është në kërkim të një portieri të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm. Derbi i Italisë premton spektakël, jo vetëm për pikët në fushë, por edhe për sfidën e heshtur në merkato.
and then