Kampioni italian i boksit për herë të parë në Tiranë, Diego Lenzi: Dua t’i tregoj shqiptarëve kush jam!

Diego Lenzi është një nga emrat më premtues të boksit italian, kampion në Itali në moshën 24-vjeçare dhe me një karrierë që ka nisur që në moshën 8 vjeç. Me disiplinë të hekurt, regjim të rreptë stërvitjeje dhe ambicie për titullin kampion bote, ai përfaqëson profilin e sportistit që jeton 100% për ringun.

Në një intervistë të dhënë për gazetaren Çenkuela Hasa gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Lenzi u shpreh se ndonëse është hera e parë që viziton Shqipërinë, lidhja me shqiptarët nuk është e re për të.

“Është hera e parë në Shqipëri, por jo hera e parë që takoj shqiptarë, pasi kam shumë miq shqiptarë në Itali dhe shqiptarët janë fantastikë.”

Boksieri italian theksoi gjithashtu se prania e tij në Shqipëri është një moment i rëndësishëm personal dhe profesional, duke shtuar me bindje:

“Dua t’i tregoj Shqipërisë kush jam dhe çfarë mund të bëj.”

Qëndrimi i tij në Tiranë ka ngjallur interes në komunitetin sportiv, ndërsa Lenzi shfaqet i fokusuar, i motivuar dhe i vendosur për të dëshmuar vlerat e tij në ring, duke e kthyer vizitën në Shqipëri në një kapitull të veçantë të karrierës së tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×