
Në 107 vjetorin e themelimit të klubit, në Shkodër, tifozët edhe këtë vit ëndërrojnë për gjëra të mëdha, ëndërrojnë titullin, fundja me të drejtë pasi shifrat dhe ecuria e ekipit këtë sezon i lejon të shohin larg. Edi Martini ka ndërtuar një “bunker” të vërtetë, ka ndryshuar totalisht filozofinë e klubit, për të e rëndësishme është vetëm fitorja, diçka që ia ka arritur me sukses.
Mes kampionatit dhe Kupës, Vllaznia ka siguruar tetë fitore në tetë ndeshjet e fundit, shifra me të vërtetë fantastike që i kanë dhuruar shkodranëve kreun e klasifikimit në kuotën e 45 pikëve, 3 më shumë se Elbasani, rivali i tyre i radhës. Gjithashtu janë një hap larg edhe fazës gjysmëfinale të Kupës pas suksesit 0-1 në transfertë përballë Bylis në ndeshjen e parë ndërmjet tyre.
Ajo që bie në sy është fakti që në 7 ndeshjet e fundit, që nga fillimi i vitit 2026, Vllaznia nuk ka pësuar asnjë gol, mbase detaji më i fortë që shton besimin në radhët e tifozëve se ky mund të jetë sezoni i duhur për të rikthyer më në fund trofeun në shtëpi.
and then