VIDEO/ Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga nacionale Korçë – Bilisht

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta, ku për shkak të erës së fortë është shkëputur rimorkio nga një kamion, duke goditur një automjet tjetër në rrugë.

Kjo ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Korçë – Bilisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale ndërsa mësohet se nga ana e policisë po ndërhyhet për normalizimin e situatës.

Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×