“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

Elbasani pësoi disfatë 0-1 në Kupë ndaj Partizanit, në ndeshjen e parë çerekfinale. Takimi u vendos nga një penallti e Skukës, në fund. Elbasani, nëpërmjet një komunikate, ka reaguar për 11-metërshin e akorduar.

Komunikata:

Që nga muaji janar i këtij viti, ndaj ekipit të Elbasanit janë akorduar katër penallti kundër, të cilat në të katër rastet kanë qenë tepër të diskutueshme.

Rasti i paraqitur në këtë foto është momenti i fundit flagrant, i ndodhur në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, një tjetër penallti e diskutueshme, që ka ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën dhe mbarëvajtjen e takimit.

Si klub, ndihemi të cenuar nga vendime të përsëritura, shumë të diskutueshme dhe jo korrekte të arbitrave, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve tona.

Ne kërkojmë nga Kolegjiumi i Arbitrave dhe nga vetë arbitrat që të jenë në lartësinë e detyrës, të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet të plotë, duke shmangur çdo vendim që mund të perceptohet si i favorshëm apo i njëanshëm.

Respekti për garën dhe drejtësinë sportive duhet të jetë mbi gjithçka.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×