Shembje masive në rrugën e Zhulatit, Forcat e Xhenjos ndërhyjnë me shpërthim të kontrolluar për rikthimin e qarkullimit

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në rrugën që lidh fshatin Zhulat të Gjirokastrës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave, një pjesë e trasese u shemb, ndërsa masive shkëmbore dhe inerte përfunduan në rrugë.

Për të rikthyer lëvizjen në këtë zonë, në terren ndërhynë Forcat e Xhenjos, të cilat realizuan një shpërthim të kontrolluar me eksploziv në segmentin e dëmtuar. Operacioni u krye me masa sigurie, me qëllim largimin e masivit shkëmbor dhe zgjerimin e trupit të rrugës.

Ndërhyrja synon stabilizimin e segmentit problematik dhe rikthimin sa më të shpejtë të aksesit për banorët e Zhulatit, të cilët prej disa ditësh janë përballur me vështirësi në qarkullim. Autoritetet bëjnë me dije se puna do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×