Tentoi të hynte me armë në bankë, si u neutralizua grabitësi në Tiranë. Policët privatë e futën në ‘çark’

Zbardhen detaje nga tentativa e grabitjes së një banke të Nivelit të Dytë në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se autori i dyshuar, shtetasi Bardhyl Fusha, ka hyrë në bankë i armatosur, ndërkohë që policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë. Mësohet se punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së dytë të bankës, duke e zënë kështu në kurth.

58-vjeçari ka tentuar të bëjë manovrën e tij, duke qëlluar një herë me armë në dysheme, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar, siç ndodh gjithmonë në institucione të tilla financiare.

Më pas ka qenë policia që ka bërë të mundur arrestimin e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×